RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Veseli: Shpresojmë që dita e sotme do t’i hap rrugë krijimit të institucioneve

nga B.K26 dhjetor 2019

Veseli flet pas konstituimit të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë për media pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Veseli i cili për dy mandate ka qenë Kryetar i Kuvendit tha se është shumë falënderues prej qytetarëve dhe prej deputetëve në dy legjislaturat e kaluara.

“Ju uroj gjithë qytetarëve këtë konstituim të legjislaturës së shtatë, shpresojmë që dita e sotme do t’i hap rrugë krijimit të institucioneve siç është Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, Kryetar i Kuvendit të Kosovës sot është zgjedhur Glauk Konjufca nga VetëvendosjeAi mori 75 vota për, 29 kundër dhe 6 abstenime./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →