RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Veliu: Diaspora po përdoret për votë, për ta është bërë shumë pak

nga Venera Grabanica17 dhjetor 2025
Veliu: Diaspora po përdoret për votë, për ta është bërë shumë pak

Analisti politik i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Lulzim Veliu, vlerëson se është me rëndësi të madhe që përfaqësuesit politik në këto zgjedhje ta lënë anash retoriket përçarëse dhe të hedhjes së fajësisë për bllokadën politike një vjeçare për formimin e institucioneve. Ndërsa, tha se partitë politike po vrapojnë pas votës së diasporës, por nuk kanë bërë asgjë për ta.

‘’Është bërë tashmë traditë që në kohën e fushatave zgjedhore diaspora është në maje të gjuhës tek të gjitha subjektet politike duke kërkuar votën nga ta, ndërsa për diasporën është bërë shumë pak apo asgjë. Kërkesë kryesore e diasporës është që ata të kenë të drejtën e përfaqësimit në institucionet e Kosovës duke pasur vende të rezervuara në Kuvend”, tha Veliu./RTV21/21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →