
Vdekja e tre qytetarëve, Vushtrria shtyn koncertet e “Ditëve të Diasporës 2026”
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se janë shtyrë koncertet e parapara në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2026”, pas vdekjes tragjike të tre bashkëqytetarëve, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe F
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se janë shtyrë koncertet e parapara në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2026”, pas vdekjes tragjike të tre bashkëqytetarëve, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.
Përmes një njoftimi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëri të ditur se ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet e viktimave.
“Për shkak të ndarjes tragjike nga jeta të tre bashkëqytetarëve tanë, ju njoftojmë se anulohen koncertet e parapara në kuadër të manifestimit ‘Ditët e Diasporës 2026′”, ka shkruar Idrizi.
Ai theksoi se koncertet nuk do të mbahen sipas programit të paraparë, por do të organizohen në një datë tjetër.
“Në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet Tërnava dhe Shabani, koncertet do të shtyhen për një datë tjetër, për të cilën do të njoftoheni me kohë përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Kryetari Idrizi shprehu ngushëllime për familjet e të ndjerëve, duke shtuar se Komuna bashkëndjen me dhimbjen e tyre.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





