RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaDiaspora
✈️ Diaspora

Vushtrria nderoi diasporën

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, Komuna e Vushtrrisë, pasditen e së enjtes organizoi mbrëmjen poetike-artistike te Kalaja e Qytetit. Ky aktivitet u konsiderua i rëndësishëm dhe mirëpritje për bashk

nga Egzona Mehmeti15 korrik 202115 korrik 2021

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, Komuna e Vushtrrisë, pasditen e së enjtes organizoi mbrëmjen poetike-artistike te Kalaja e Qytetit. Ky aktivitet u konsiderua i rëndësishëm dhe mirëpritje për bashkatdhetarët në vetëlindjen e tyre.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, Arta Ismajli tha se qëllimi i organizimit të tri ditëve të diasporës është kushtimi i vëmendjes ndaj diasporës dhe mirëpritja ndaj tyre.
“Në drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport duhet pak fjalë e shumë punë. Ne këto ditë jemi mundu me i organizuar më të mirë të mundshme, për faktin se edhe viti 2020 ka shkuar me pandemi Covid 19, ku gjitha aktivitetet kulturore janë ndërprerë. Jam shumë e kënaqur që këtë herë jam mundu me bërë aktivitetet të larmishme. Për tri ditë do të ketë aktivitete duke i kushtuar vëmendje dhe duke i jap mundësi ti shijojnë këto aktivitet mërgimtarët dhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë”, tha ajo.
Në mesin e shumë aktorëve dhe poetëve, Qamil Sahiti prezantoi poezinë e tij, teksa tha se qëllimi është afërsia e diasporës me vetëlindjen.
“Disa më thonë mirëseardhje mërgimtar, sa k’i me nejt kur ke ardh. Ndonjëherë më pyesin si po kalon, a ma mirë këtu, atje. Shpesh më pyesin në cilin vend je. Nga Kosova kënd, afër a e ke. Ka nga ata që më thonë ke shpëtu, pa më pyetur fare mua. Pyetje e pashmangshme, a je martuar, a e ke nusen tonë, a të huaj. Të thonë nuk po më njeh a, si mund ta njohësh një njëri që 30 vjet se ke pa. Dikush edhe mund të thotë se nuk po plakesh o mërgimtar, nuk më shohin zemrën zi, por këmishën e bardhë. Unë nuk bëjë as një pyetje, nuk mbrohem as kur më sulmojnë, rri dhe nuk flas se mos më keqkuptojnë. Më pyesin dhe thonë se çfarë iu bie ndërmend, por unë prapë i dua këta njerëz më të bukurit vend”, tha ai.
Aktiviteteve e manifestimit “Ditët e diasporës” do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte, ku zyrtarët komunalë pritet të kenë takim me të rinjtë e diasporës, ndërsa të shtunën do të organizohet sofra për mërgimtarët.

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

26 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

29 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

29 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

37 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

58 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë