RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Tragjedia në Tetovë, Zaev tha se deri nesër do të vendos për dorëheqjet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditës ose më së voni nesër do të japë komentin e tij për raportin e publikuar nga ekspertiza për zjarrin në Spitalin Modular në Te

nga Egzona Mehmeti5 tetor 20215 tetor 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditës ose më së voni nesër do të japë komentin e tij për raportin e publikuar nga ekspertiza për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, ku vdiqën 14 persona.
“Me të vërtetë për herë të parë dëgjoj për raportin e publikuar, sipas gjitha gjasave tashmë kemi qenë në konferencë për media kur ajo është publikuar. Më lejoni që ta lexoj raportin, të shoh gjithçka që është publikuar, që të mundem t’i jap reagimet e mia dhe menjëherë gjatë ditës ose më së voni nesër të jap komentin tim për këtë”, deklaroi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për media në Qeveri.
I pyetur, se çka kjo do të nënkuptojë konkretisht për dorëheqjet e ofruara, tha se menjëherë, pasi do t’i di të gjitha informacionet për atë që është publikuar, do ta thotë edhe qëndrimin e tij për dorëheqjet të ministrit dhe të zëvendësministrit të Shëndetësisë.
Zaevi, i falënderoi institucionet të cilat i publikojnë raportet, sepse, siç tha, qytetarët i presin.
“Kjo është më e rëndësishmja, vetë raportet duhet të përfundojnë në mënyrë profesionale dhe me kohë dhe secili informacion që jep përgjigje plotësuese për popullin tonë, familjet e bashkëqytetarëve tanë të vdekur është përgjegjësi e institucioneve”, theksoi Zaevi.
Paraprakisht sot, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë është dorëzuar Raporti nga ekspertiza e bërë e gjurmëve nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë, i përgatitur nga Departamenti për Hetime dhe Ekspertiza Kriminalistike – Teknike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Me ekspertizën konfirmohet se zjarri u shkaktua si pasojë e një lidhje të shkurtër elektrike përmes rezistencës së lartë kalimtare në kabllon e kyçur në defibrilator me të cilin është kryer rianimacioni i pacientit në njërën prej dhomave të spitalit. Ngrohja e kabllit shkaktoi djegie në kutinë e kyçjes nga kablli vazhdues në të cilin ishin të vazhduar defibrilatori, mbushësi i telefonit dhe edhe një aparat”, theksuan nga Prokuroria Publike, raporton TV21./21Media

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
LAJMI TJETËR →
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 min më parë
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
Bota

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

1 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

1 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

1 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

19 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

9 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

9 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

10 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

10 orë më parë