Thaçi: Vendimi i Malit të Zi hap inkurajues
Sipas presidentit anëtarsimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për gjithë rajonin Me vendim unanim të 46 deputetëve të pranishëm në sallë, Kuvendi i Malit të Zi sot miratoi vendimin për hyrjen e vend
Sipas presidentit anëtarsimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për gjithë rajonin
Me vendim unanim të 46 deputetëve të pranishëm në sallë, Kuvendi i Malit të Zi sot miratoi vendimin për hyrjen e vendit në Aleancën Veri-atlantike
Këtë vendim e ka mirëpritur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se vendimi i Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO është lajm i mirë për gjithë rajonin tonë.
“Kosova e ka përkrahur gjithnjë Malin e Zi në këtë hap të rëndësishëm, i cili është me ndikim të madh në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë ai përmes një shkrimi në “Facebook”.
Sipas presidentit ky është hap inkurajues për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor, i cili aspiron të bëhet pjesë e NATO-s, sepse sipas tij vetëm përmes bashkëpunimit shumëpalësh mund t’u jepet përgjigje sfidave të sigurisë kudo në botë.
“Kosova ka qenë dhe mbetet promotore e fqinjësisë së mirë, me vizion të qartë integrimin euroatlantik”, ka shtuar Thaçi./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






