
Takimi me finlandezen, Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me OSBE-në
(Lajm i përditësuar) Takimi me finlandezen, Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me OSBE-në Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren e Punëve
(Lajm i përditësuar)
Takimi me finlandezen, Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim me OSBE-në
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht Kryesuese të OSBE-së, Elina Valtonen.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani e falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset e shtetndërtimit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.
Sipas njoftimit, në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së, Valtonen u informua nga Presidentja Osmani mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e institucioneve ndaj paqes dhe stabilitetit si dhe zbatimin e rendit dhe ligjit.
Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se pret që OSBE-ja do të vazhdojë t`i mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, përfshirë barazinë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të njeriut.
Presidentja Osmani priti në takim kryesuesen e OSBE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe njëkohësisht kryesuese të OSBE-së, Elina Valtonen.
Takimi është zhvilluar në kabinetin e presidentes pa praninë e mediave.
Në orën 11:45, Valtonen do të mbajë një konferencë për media.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





