RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Osmani takon Ambasadorët e NATO-s, riafirmon përkushtimin e Kosovës ndaj bashkëpunimit me Aleancën
🇽🇰 Kosova

Osmani takon Ambasadorët e NATO-s, riafirmon përkushtimin e Kosovës ndaj bashkëpunimit me Aleancën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me ambasadorët e NATO-s. Pas takimit, Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij takimi, duke e cilësuar si një moment vendimtar pë

nga Venera Grabanica11 mars 202511 mars 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me ambasadorët e NATO-s.

Pas takimit, Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij takimi, duke e cilësuar si një moment vendimtar për të riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n.

Në këtë takim, u diskutua për situatën në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Presidentja Osmani ka theksuar se Forcat e NATO-s vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm për sigurinë e rajonit, përfshirë Kosovën, duke u bërë një faktor kyç në parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e stabilitetit afatgjatë.

Ajo tha se Kosova, si një partner serioz dhe i besueshëm, do të vazhdojë të kontribuojë në përpjekjet e NATO-s për paqen dhe stabilitetin e rajonit, duke theksuar edhe njëherë angazhimin e palëkundur të vendit për të qenë një kontribuues aktiv në misionet e Aleancës.

“Patëm një diskutim përmbajtësor rreth zhvillimeve në Kosovë e rajon dhe riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n. Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë.”, ka shkruar ajo.

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

Lexo edhe

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

33 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

33 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

33 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

33 min më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

54 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 orë më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 orë më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

3 orë më parë