RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Tahiri-Kurtit: E ke futur Kosovën në një rrugë të gabuar
🇽🇰 Kosova

Tahiri-Kurtit: E ke futur Kosovën në një rrugë të gabuar

(Lajm i përditësuar) Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se veprimet e kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri janë të pamatura, joinstit

nga Kaltrina Berila15 qershor 202315 qershor 2023

(Lajm i përditësuar)


Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se veprimet e kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri janë të pamatura, joinstitucionale dhe naive, derisa tha se e ka dobësuar sovranitetin, duke e reduktuar atë “në një zyrë të një komune”.

Tahiri tha para deputetëve të enjten se Kurti i ka injoruar miqtë ndërkombëtare duke vepruar kokë më vete, ndërsa shtoi se Kosova është pranë një konflikti të hapur.

“Veprimet e pamatura, joinstitucionale dhe naive e kanë dobësuar sovranitetin… Kjo është rezultat kryekëput i një drejtimi, i një injorimi total të njerëzve që e duan këtë vend, e sakrifikojnë. Komuniko, koordinohu, pasi e kemi pru Kosovën buzë një konflikti të hapur…Nuk është problem Kurti, problemi është drejtim që është veprim që po e dobëson subjektivitetin ndërkombëtar dhe sovraniteti ne vendit. E ke futur Kosovën në një rrugë të gabuar…Konsultohu sepse kërkon s’e ke konsultuar. Kërkoj aman, mos e harro Amerikën, sepse po e harrove, e harrove amanetin e dëshmorëve të kombit”, tha Tahiri.


Gashi: Nëse Kurti do të ketë sanksione, s’mund të jetë kryeministër i Kosovës

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaroi se partia e tij pajtohet me deklarimin e Qeverisë se Serbia ka kryer agresion kriminal ndaj Kosova, pos siç tha ai, nuk pajtohet me qasjen ndaj KFOR-it.

Ai deklaroi të enjten në Kuvend se paralajmërimet se Kosova do të ketë masa sanksionuese janë shqetësuese, derisa shtoi se nëse kryeministri Albin Kurti do të sanksionohet, nuk mund të jetë kryeministër.

“Nëse Kurti do të ketë sanksione, nuk mund të jetë kryeministër i Kosovës. Kosova s’e ka luksin të ketë kryeministër që ka sanksione nga SHBA-ja e Bashkimi Evropian”, tha ai.

Sipas Gashit, LDK-ja nuk pajtohet me trajtimin që Kurti po i bën KFOR-it dhe rezolutës 1244.

“A jeni të sigurt që po kërkoni angazhimin më të rëndësishëm të KFOR-it në kufijtë e Kosovës dhe pjesën veriore. A jeni të sigurt se çfarë pasoja krijon kjo. A jeni të sigurt se mund të kemi kërkesë nga KFOR-i të largimit të të gjitha strukturave të shtetit të Kosovës nga veriu. Do të ishte gabim kardinal. Qasje totalisht e gabuar dhe kjo vjen si logjikë e mënyrës së qeverisjes çka po duam të demonstrojmë? Përkushtim, konstruktivitet, sundim të ligjit, qeverisje nga populli e për popuillin, ligjshmëri apo do me demonstru forcë? Vendimi është agresion kriminal ndaj shtetit të Kosovës. E ke përkrahjen e plotë. Pasojë që mund ta kryejë çdo njësi. Edhe Kosova e ka atë kapacitet. Por ku është ideja e shtetit tonë? Këtu nisin problemet. Ajo që kemi dëgjuar këtu është shqetësuese. Paralajmërimi për masa ndaj Kosovës janë shqetësuese”, tha deputeti opozitar.


Krasniqi: Kam mesazhe inkurajuese nga ndërkombëtarët për lirimin e policëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se prej komunikimeve me bashkësinë ndërkombëtare ka marrë mesazhe inkurajuese për lirimin e policëve të rrëmbyer.

Por, ai ka thënë se duhet më shumë insistim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Unë jam inkurajuar edhe prej komunikimev që personalisht i kam pasur me bashkësinë ndërkombëtare, sepse ka pohime inkurajuese që kjo do të ndodhë por insistimi juaj duhet të jetë që kjo të ndodh menjëherë”, ka thënë Krasniqi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po raporton kryeministri Kurti.

Ai ka thënë po ashtu se Qeveria e ka mbështetjen e opozitës për angazhimin në lirimin e këtyre policëve./21Media

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
LAJMI TJETËR →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

17 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

1 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

5 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

2 orë më parë