Sulmohet fizikisht Agim Ademi i FFK-së, pësoi lëndime trupore
Është sulmuar fizikisht Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndim trupore. Lajmin e ka konfirmuar për rtv21, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për ra
Është sulmuar fizikisht Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndim trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për rtv21, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se ka nisur hetim lidhur me rastin.
“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka deklaruar Ahmeti për rtv21.tv
Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera.
Ndërkohë, rasti po hetohet./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në






