RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sot takohen Albin Kurti dhe Memli Krasniqi

nga Kaltrina Berila13 maj 2024
Sot takohen Albin Kurti dhe Memli Krasniqi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë një takim pune me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Takimi i kryeministrit Kurti me kryetarit e partisë opozitare, Memli Krasniqi do të mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinës, duke nis nga ora 18:30. Ndërkohë, këtë takim e kanë refuzuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me arsyetimin se për temat e parapara që do të diskutohen, i kanë shefat e grupeve parlamentare në Kuvend të cilët japin kontributin e tyre në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim, por ka paralajmëruar se pjesëmarrja e kryetarit Memli Krasniqi do të jetë në funksion të diskutimit mbi mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar përgjigjet e partive opozitare për ftesën e tij për darkën e punës, ku temë diskutimi është paralajmëruar agjenda e Kuvendit për sesionin pranveror.

Kurti tha se është i interesuar të takohet me të gjitha partitë së bashku, pasi ftesës së tij pozitivisht iu ka përgjigjur vetëm PDK-ja e Memli Krasniqit, por jo edhe AAK dhe LDK.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →