RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Sindikatat me një kërkesë ndaj qeverisë dhe avokatit rreth ligjit të pagave

Sindikatat shpresojnë që kërkesa e tyre aprovohet nga Gjykata Kushtetuese Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, Sindikata e Policisë, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dhe Sindikata e Zjarrfi

nga Venera Grabanica27 dhjetor 201927 dhjetor 2019

Sindikatat shpresojnë që kërkesa e tyre aprovohet nga Gjykata Kushtetuese

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, Sindikata e Policisë, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dhe Sindikata e Zjarrfiksave, kanë parashtruar para Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të Popullit, kërkesë që duhet adresuar këto institucione në Gjykatën Kushtetuese për revokim të masës së përkohshme të ligjit të pagave.

Sindikatat theksojnë se si rezultat i reformimit të administratës shtetërore, konform direktivave të BE-së, dhe domosdoshmërisë për harmonizimin e pagave të sektorit publik, u iniciua hartimi i Ligjit mbi pagat e sektorit publik, ligj ky që gjatë hartimit dhe finalizimit të së cilit patëm një mobilizim shumë të madh, sidomos të lëvizjeve sindikale që përfaqësojnë punëtorët me qëllim të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të pagave.

“Pas një pune të gjatë e të lodhshme, pas shumë debateve dhe shpenzimeve të kapacitetit intelektual dhe ekonomik, protestave, grevave dhe veprimeve tjera sindikale të cilat ndikuan në jetën e secilit qytetarë dhe pllakosën vendin duke u bllokuar puna në arsim, shëndetësi, administratë, gjyqësi dhe sektor tjerë, mezi u arrit që këtyre punëtoreve të u sigurohet një pagë e qëndrueshme, proporcionale me rëndësinë e punëve dhe përgjegjësive që kanë për shtetin dhe shoqërinë tonë. Implementimi i këtij ligji konformë përcaktimeve ligjore, do të jetë një shtytje për punë dhe planifikim të ngritjes së karrierës brenda vendit për shumë profile të punëtoreve që veç kanë filluar që t’i trasojnë rrugët e Evropës për të kërkuar punë dhe paga më të dinjitetshme se sa që u ofron aktualitet i vendit tonë. Tash kur përafersisht gjatëdhjetëmije (60.000) punëtorë dhe familjet e tyre priten implementimin e këtij ligji dhe që pagat të procedohen konform një koeficienti të pagesës që është me i dinjitetshme sipas këtij ligji, vërtetë është e dhimbshme që të ballafaqohen më një vendim të tillë të Gjykatës Kushtetuese për pezullim e Ligjit të pagave, duke mos mohuar faktin se për ndonjë kategori të të punësuarve mund të kenë rrjedhur gabime ose shkelje, e të cilat mund të reflektojnë në pagat e tyre, por që si të tilla shumë me lehtë do të mund të evitohen përmes amendamenteve që do të mund të bëhen në Ligjin për paga nga Kuvendi i Kosovës, se sa çfarëdo hapi tjetër që mund të ndërmerret kundër këtij ligji. Ndaj, Qeverisë së Kosovës dhe Avokatit të Popullit ju adresua kjo parashtresë që konform autorizimeve që kanë sipas nenin 113, paragrafin 2, nënparagrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kërkesën tonë ta parashtrojnë para Gjykatës Kushtetuese konform Rregullores së Punës të Gjykatës Kushtetuese, nenit 57, pik a 10 dhe 11 dhe të kërkojnë nga  Gjykata Kushtetuese revokimin e masës së përkohshme (pezullimit) për Ligjin e Pagave, të vendosur përmes vendimit të datës 12.12.2019 për lëndën KO 219/19, ”, është shkruar në njoftimin e BSPK-së.

Federata e Sindikatave duke pasur parasysh rolin krucial të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, marrë parasysh faktin që përmes këtij vendimi pjesës dërmuese të punëtorëve të institucioneve shtetërore po i cenohen të drejtat legjitime për planifikime familjare mbi bazën e pritjes së pagës me te dinjitetshme të përcaktuar përmes Ligjit të Pagave, shpreson që do të hasin në mirëkuptimin që kërkesa për revokim të vendimit për masë të përkohshme të adresohet dhe aprovohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo e fundit ka pezulluar Ligjin e ri për Pagat e sektorit publik deri më 30 mars të vitit 2020. Vendimi është marrë pas kërkesës së Avokatit të Popullit që të pezullohet ligji i ri i cili shkaktoi shumë debate. Në shkurt të këtij viti është miratuar Ligji për Paga në sektorin publik. Pagat sipas këtij ligji do të duhej të merreshin në dhjetor të këtij viti.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

53 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë