RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Shtatë anije me grurë largohen nga portet e Ukrainës

Shtatë anije që transportonin ushqime u larguan nga portet ukrainase të enjten pas ringjalljes së marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, sipas Oleksandr Kubrakov, ministër ukrainas i Infrastrukturës.

nga E.Bullaku3 nëntor 20223 nëntor 2022

Shtatë anije që transportonin ushqime u larguan nga portet ukrainase të enjten pas ringjalljes së marrëveshjes së grurit të Detit të Zi, sipas Oleksandr Kubrakov, ministër ukrainas i Infrastrukturës.
Dërgesat e grurit nga Ukraina ishin në rrezik pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në nismë në fundjavë. Ajo rifilloi rolin e saj të mërkurën.
Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës tha se anijet janë të ngarkuara me 290 mijë tonë metrikë produkte bujqësore ukrainase dhe ishin larguar nga portet e Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhny, përcjell rtv21.tv
Anijet janë drejtuar në Spanjë, Itali, Holandë, Oman dhe tre për në Kinë.
Delegacioni i Federatës Ruse rifilloi punën në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit të enjten dhe iu bashkua inspektimeve të anijeve, tha sekretariati i Kombeve të Bashkuara. Të mërkurën, inspektimet në pesë anije në dalje u kryen nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara dhe turq .
Në korrik, pas disa muaj negociata, ministrat nga Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen e grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia. Rusia u zotua të zhbllokojë portet në Detin e Zi për të lejuar kalimin e sigurt të grurit dhe farave vajore – disa nga eksportet më të rëndësishme të Ukrainës.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës të enjten, vendi ka eksportuar më shumë se 10 milionë tonë metrikë grurë në 430 anije që nga 1 gushti./21Media

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
LAJMI TJETËR →
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

28 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

28 min më parë
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
Bota

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

37 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

44 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

47 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

10 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

10 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

11 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

11 orë më parë