RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Shpresat tek presidentja për zgjidhje të bllokadës politike
🇽🇰 Kosova

Shpresat tek presidentja për zgjidhje të bllokadës politike

Në mungesë të një konsensusi midis partive politike për konstituimin e Kuvendit, shpresa e fundit për zgjidhje të bllokadës po shihet tek iniciativa e presidentes Osmani që përmes takimeve konsultativ

nga Gentrita Xhemajli20 maj 202520 maj 2025

Në mungesë të një konsensusi midis partive politike për konstituimin e Kuvendit, shpresa e fundit për zgjidhje të bllokadës po shihet tek iniciativa e presidentes Osmani që përmes takimeve konsultative të arrihet ndonjë marrëveshje.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, thotë se krijimi i hapësirës nga presidentja për takime me krerët e partive duhet të shfrytëzohet për gjetjen e një zgjidhjeje.

‘’Klima që mund ta krijojë presidentja mund të ketë një peshë të caktuar, por duhet të kuptojmë se ky është vullnet politik”, tha Hoxha për rtv21.

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj për rtv21 tha se zgjidhja më  e mirë është një qeveri gjithëpërfshirëse.

‘’Takimi tek presidentja ishte një hap shumë i mirë drejtë daljes nga bllokada. Të shohin se si po rrjedhin ngjarjet gjatë kësaj jave. Propozimi jonë është që të gjithë të marrin pjesë në një qeveri me afat të caktuar“, tha Zogaj.

Por, propozimi i LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse për LVV-në është devijim i vullnetit të qytetarëve. Deputeti i këtij subjekti politik, Arbër Rexhaj,  tha se presidentja e ka bërë punën e saj duke ftuar në takim përfaqësuesit e partive politike.

‘’Propozimi i LDK-së për një qeveri gjithëpërfshirëse është devijim i vullnetit të qytetarëve dhe kjo është kthim në kohën e UNMIK-ut”, tha Rexhaj.

Por, si e vlerësojnë deputetët e Kuvendit s në mungesë të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, Kosova po i humb milionat nga BE-ja.

‘’Në legjislaturën e kaluar me mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare qikjo opozitë ia ka humbur Kosovës qindra miliona euro. Jo, kjo vonesë nuk është e mirë por nuk është faji i LVV-së”, deklaroi Rexhaj për rtv21.

‘’Ne jemi në dijeni se cfarë Kosova mund të humbë, por partia që ka fituar zgjedhjet duhet të gjejë zgjidhje”, theksoi Hoxha e PDK-së.

Presidentja Vjosa Osmani javën e kaluar kishte mbajtur takim me kryetarët e partive politike për gjetjen e një zgjidhje dalje nga bllokada politike për konstituimin e Kuvendit, por takimi përfundoj pa një marrëveshje konkrete, siç u tha, në mungesë të vullnetit politik. Presidentja e ka lënë të hapur mundësinë se do të ftoj takime të tjera. /RTV21/21Media

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

27 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë