RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
“Shuhen” ëndrrat për koalicione midis partive politike
🇽🇰 Kosova

“Shuhen” ëndrrat për koalicione midis partive politike

Dështimet e njëpasnjëshme të seancave të Kuvendit për konstituimin e këtij institucioni nuk kanë ndikuar tek subjektet politike që të reflektojnë për ndonjë bashkëpunim për zgjidhjen e bllokadës. Depu

nga Venera Grabanica10 korrik 202510 korrik 2025

Dështimet e njëpasnjëshme të seancave të Kuvendit për konstituimin  e këtij institucioni nuk kanë ndikuar tek subjektet politike që të reflektojnë për ndonjë bashkëpunim për zgjidhjen e bllokadës.  Deputeti i LVV-së, Halil Thaci, vazhdon të kërkoj reflektim nga partitë e ish-opozitës, ndonëse LVV-ja si grupi më i madh parlamentar e ka të nevojshme kopromisin.

‘’LDK-ja nuk është ajo e Ibrahim Rugovës…”, tha Thaçi për RTV21.

Por, pavarësisht insistimit të LVV-së për koalicion me LDK-në përfaqësuesit e këktij subjekti politik nuk preferojnë të bashkëpunojnë me Kurtin. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, thotë se LVV-ja si parti e parë duhet të gjejë zgjidhje për krijimin e shumicës.

‘’Mbesim aty ku kemi qenë. LVV-ja e ka të drejtën të nominoj kryeparlamentarin dhe po ashtu ka përgjegjësi të krijoj shumicën përmes marrëveshjes politike”, tha Mustafa.Ndërkohë, edhe AAK e ka qëndrimin e palëkunudur kundër bashkëpunimit me LVV-në. Kryetari i saj Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti e ka ndarë mendjen me i bërë keq Kosovës.

“Ne jemi peng i VV-së dhe Kurtit. Ai nuk e ka shumicën politike, nuk dëshiron me e bë. Komisioni për votim të fshehtë u bë pa dakordim të kuvendit, edhe presidentja tha,. Kërkojmë me u kthy në kushtetueshmëri, jemi peng i tij. Ai e ka nda mendjen me bo keq për Kosovën”, deklaroi Haradinaj.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vazhdon të jet i hapur për bashkëpunime me subjektet politike për dalje nga bllokada. Madje Limaj thotë se është duke u angazhuar instenzivisht në gjetjen e zgjidhjes.

“Shpresoj se do të gjindet ajo zgjedhje, besoj pas konsumimit të interpretimeve të shumëllojta të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, njerëzit janë kthyer dhe e kanë parë se kjo çështje është ashtu siç ka qenë nga fillimi, zgjidhja është politike, përmes marrëveshjes”, tha Limaj.

Deputetja e komunitetit Boshnjak, Emilia Rexhepi, konsideron që të gjithë duhet të marrin pjesë në zgjidhje të bllokadës politike, por kjo preferon të bashkëpunoj me Kurtin dhe jo me partitë e tjera.

‘’Krejtë kemi obligim sipas kushtetutës që të punojmë në zgjidhjen e bllokadës”, deklaroi Rexhepi.

Gjykata Kushtetuese u ka bërë thirrje subjekteve politike parlamerntare qe Brenda 30 dite të konstituojnë Kuvendit duke kërkuar një bashkëpunim në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit politik./RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

4 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

24 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

47 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë