RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohet arsenal armësh në Prizren, arrestohet një grup i të dyshuarve

U arrestuan katër të dyshuar Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të arrestojë një grup të të dyshuarve me inicialet B.S., L.SH., P.T., dhe F.XH., nën dyshimin se kanë kryer në vazhdimësi katër

nga Egzona Mehmeti13 dhjetor 201813 dhjetor 2018

U arrestuan katër të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të arrestojë një grup të të dyshuarve me inicialet B.S., L.SH., P.T., dhe F.XH., nën dyshimin se kanë kryer në vazhdimësi katër vepra penale.

Siç bën të ditur prokuroria të dyshuarit kanë kryerë këto vepra penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK – së; Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, në bashkëkryerje nga neni 372 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK – së; Detyrim nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të  KPRK – së dhe; Zjarrvënia nga neni 334 paragrafi 2 të KPRK – së.

Prokuroria dhe Policia lidhur me këtë rast kanë zhvilluar bastisje në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve dhe ka arritur të sekuestrojë prova materiale të rëndësishme për hetim, siç janë:

Një (1) automjet “Range Rover” me targa 04-551-FR; 

Dy (2) çelësa te automjetit “Range Rover”;

Dy (2) telefona celularë, “Nokia” dhe “Iphone 7”;

Një (1) palë Dylbi, një (1) thikë patent, pesë (5) pjesë të armës, si dhe një (1) fishek i armës;

Një Pushkë gjuetie me një palë dylbi;

Dy pushkë përsëritëse;

Një pushkë gjysmë automatike;

Një pushkë automatike – AK 47;

Pajisje për pastrimin e armës;

Një revolver;

Një pistoletë në formë tw lapsit kimik;

Njëmbëdhjetë (11 ) fishekë të kalibrit të panjohur;

Një pushkë gjuetie;

Municion me kalibër të panjohur me sasi 136 copë;

Një palë dylbi me mbishkrimin “GPS –  WIFI”;

Një granatë dore;

Një karikator me municion;

Gjashtë (6) Silenciator/shurdhues;

Tre (3) dylbi të armës;

Një karikator AK 47, si dhe 2 fishekë kalibër i panjohur; 

Tre (3) sprej me mbishkrimin “NATO”;

Një Pushkë – M48 me 5 fishekë;

Një qantë dore me 9 paketime me fishekë të – AK 47, me nga 20 fishekë në secilin paketim (gjithsej 180 copë);

Një Karikator i armës – AK 47 me 4 fishekë;

Një gëzhojë e pushkës së gjuetisë; 

10 krehër të fishekëve të AK 47 të zbrazura;

Një kuti e vogël me 14 fishekë me kalibër të panjohur;

Një telefon VIKO;

Një cigare e mbështjellur me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë”, me një peshë prej rreth 1.35 gram;

Një pushkë automatike e tipit AK- 47;

Një pushkë gjuetie me ndriçim;

Tetë (8) fishekë te pushkës “CHEDDITE – 12”; 

Një palë dorëza të zeza dhe një kapelë e zezë;

Një pushkë gjysëmautomatike e tipit 10 – she, me 26 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

Një shurdhuese e armës (ngjyrë e zezë) dhe;

Dy fishekë të pushkës së gjuetisë.

Siç njofton prokuroria, të gjitha dëshmitë e mësipërme janë evidentuar në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës, përkatësisht njësia e krimteknikes, të cilat janë sekuestruar dhe do të shërbejnë si dëshmi/prova në procedurat e mëtejshme penale lidhur me rastin në fjalë./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

7 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë