RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sejdiu: Nuk duhet të jemi peng i Listës Serbe

“Ne nuk guxojmë që të jemi peng i Listës Serbe, instrument i Vuçiqit” Pas votimit në parim të projektbuxhetit për vitin 2019, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu është

nga RTV2121 dhjetor 201821 dhjetor 2018

“Ne nuk guxojmë që të jemi peng i Listës Serbe, instrument i Vuçiqit”

Pas votimit në parim të projektbuxhetit për vitin 2019, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu është shprehur se këtë projektbuxhet e kanë votuar për arsye të zotimit të kryeministrit karshi kërkesave të tyre.

Sipas tij, me arritjen e atyre kërkesave do të përfitojnë shumë, sidomos punëtorët në sektorin e shëndetësisë.

Ndërsa, theksoi se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është shumë e rëndësishme, siç thotë ai, sa më shpejtë duhet ecur përpara.

“Në fakt është tepër me rëndësi që zotimet, kërkesat tona u shpërfaqen në Kuvend janë publike dhe zotimi i kryeministrit është publik. Mua më duhet që  edhe një herë të potencoj që në rrethanat dhe konteksti që gjendet Republika e Kosovës, ne nuk guxojmë që të jemi peng i Listës Serbe, instrument i Vuçiqit  në një situatë ku po ecim përpara rreth një marrëveshje përfundimtare. Pra, buxheti i Republikës së Kosovës me gjitha mangësitë që i ka, ne si PSD i përkrahim në parim duke bazuar në zotimin e kryeministrit në plotësimin e pesë kushteve që i kemi paraqitur”, tha ai.

Ndër të tjera, ai i renditi kërkesat që i kanë pranuar qeveria.

“Edhe një herë po i përsërisë këto pesë kushte. Kushti i parë është i domosdoshëm është që ligji për paga të miratohet në lexim të dytë të projektbuxhetit, pra në të njëjtën seancë këtu me theks të veçantë tek punëtorët e shëndetësisë, pra ligji për paga i cili e zgjidhë problemin një herë e përgjithmonë themi, kështu sa i përket sektorit publik. Gjithashtu, kemi kërkuar që të hënën me datën 24 dhjetor 2018 të procedohet nga qeveria për në kuvend ligji për dialogun. Kjo është pjesë integrale e rezolutës që e kemi votuar për delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë. Gjithashtu, kemi kërkuar që qeveria të sjell ligjin për qeverinë, jo më larg se tetë muaj se sot me këtë ligj në mënyrë pa ekuivoke të definohet që asnjë ministri nuk mund t’i ketë se dy zëvendësministra, në këtë formë e reduktojmë këtë barrën buxhetore që e ka kjo qeveri që e rëndon taksën së qytetarit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, kemi kërkuar s’i kërkesë të katërt funksionalizimin e ministrisë së bujqësisë dhe shkarkimin e ministrit aktual i cili  tash e një kohë është duke ushtruar detyrën”, tha Sejdiu.

Me 62 vota për, sot gjatë ditës u votua projektbuxheti për vitin 2019.

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

30 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

30 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

45 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

48 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

1 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

10 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

10 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

11 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

11 orë më parë