
Rritja e shtesave për lehonat, Hoxha: Mbështetja të bëhet, por vendimi ishte i jashtëligjshëm
Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e shtesave për lehona gjatë mbledhjes që u mbajt sot. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se është rritur vlera mujore e shtesave
Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e shtesave për lehona gjatë mbledhjes që u mbajt sot.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se është rritur vlera mujore e shtesave për gratë lehona të papunësuara, nga 170 euro në 325.9 euro për muaj.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e cila thotë se një vendim i tillë është i jashtëligjshëm edhe në kuptimin e kompetencës e edhe si shumë buxhetore totale.
“Qeveria në detyrë i ka kompetecat e limituara që mundësojnë vetëm funksionet teknike brenda kornizës buxhetore të miratuar vitin e kaluar në Kuvend. Le të kuptohemi drejt se askush nuk është kundër që mbështetja e shtetit për lehonat dhe fëmijët të mos bëhet”.
“Por vendimi i sotëm është i jashtëligjshëm edhe në kuptimin e kompetencës e edhe si shumë buxhetore totale. Është e pakuptimtë dhe e papranueshme se si një njeri i cili ka më së shumti mandate të fituara në zgjedhjet e fundit dhe e mundësi ta bëjë qeverinë e të jetë kryeministër me kompetenca të plota parapëlqen dhe vazhdon të rrijë kryeministër në detyrë dhe deputet njëkohësisht. Kjo është pyetja që duhet ta shtjellojmë…”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Rritja e shtesave për lehonat, Murati jep detajet nga vendimi që hyn në fuqi këtë muaj

Më të fundit
Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në






