RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës, Kosova i përcjell me nderime
🇽🇰 Kosova

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës, Kosova i përcjell me nderime

Me nderime shtetërore po rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive

nga Kaltrina Berila4 prill 20254 prill 2025

Me nderime shtetërore po rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit të martirëve Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, Bekim (Muharrem) Gashi, po bëhet në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë të Klinës.

Ndërkohë, në një akademi përkujtimore në Klinë, nën dhimbjen e familjeve për të pagjeturit edhe pas më shumë se dy dekadash pas luftës së fundit në Kosovë, u kujtua sakrifica e martirëve.

Në emër të Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja në detyrë, Saranda Bogujevci shprehu ngushëllimet dhe nderimet më të larta për sakrificën e të rënëve të kombit.

Ajo tha se dëshmorët dhe martirët janë amaneti më i çmuar i vendit tonë.

Përfaqësuesi i presidencës, Ismet Krasniqi tha se ky nuk është vetëm një akt rivarrimi, por një çast reflektimi për dhimbjen dhe padrejtësinë që pësuan familjet dhe gjithë kombi ynë.

Krasniqi tha se përulemi me respekt të thellë para sakrificës së martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Ai potencoi se kërkimi për drejtësi nuk do të ndalet, derisa të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

Andin Hoti nga Komisioni qeveritar për persona të zhdukur, tha se 4 prilli në Klinë nuk është thjeshtë një datë kalendarike, por është një plagë që nuk është shëruar asnjëherë.

Hoti tha se Klina e qëndresës ka përjetuar ndër plagët më të rënda, derisa u shpreh se sot më shumë se dy dekada pas luftës, Kosova e lirë i përcjellë me nderime shtetërore 8 bijtë e Klinës.

Kryetari i Shoqatës për të Pagjeturit në Klinë, Zeqir Morina tha se sot pas 26 vitesh qëndrojmë këtu për të rivarrosur dhe nderuar jetën e martirëve dhe për të shprehur respektin dhe nderimin e pa epur ndaj sakrificës së tyre.

Ai u shpreh se rivarrimi i eshtrave të martirëve të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, është një moment që na bënë të kuptojmë se liria nuk është diçka që mund të dhurohet por është një e drejtë që është arritur pas shumë sakrificave.

Përveç në Grabanicë të Klinës, komisioni qeveritar për të pagjeturit ka njoftuar se nga ora 16:30 nis ceremonia e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë), të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj.

Në Malishevë mbahet ceremonia e rivarrimit të viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj, ndërsa në orën 13:00 mbahen homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë, kurse në orën 14:00 rivarrimi i Mentor (Maliq) Kryeziu në varrezat e fshatit Llapqevë.

Në orën 15:00 mbahen homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec, ndërsa në ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec.

Ndërkaq, rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

7 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

7 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

8 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

8 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

8 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

8 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

12 orë më parë