RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Reduktimet me energji po zgjasin me ditë në Han të Elezit

Kriza energjetike në vend po lë me orë të tëra pa energji elektrike qytetarët dhe bizneset të cilat janë gjendur në vështirësi. Situata është e rëndë edhe në Komunën e Hanit të Elezit, ku qytetarët an

nga Kaltrina Berila25 dhjetor 202125 dhjetor 2021

Kriza energjetike në vend po lë me orë të tëra pa energji elektrike qytetarët dhe bizneset të cilat janë gjendur në vështirësi. Situata është e rëndë edhe në Komunën e Hanit të Elezit, ku qytetarët ankohen se reduktimet po zgjasin me ditë, ndërsa kryetari kësaj komune, Mehmet Ballazhi thotë se po dëmtohen edhe bizneset.
Ballazhi thotë se nuk kanë orar se kur ndërpritet energjia elektrike dhe kjo po shkakton probleme pasi nuk i lë hapësirë që qytetarët të përgatiten paraprakisht për kohën kur nuk ka furnizim me energji.
“Në fakt ka që 2-3 ditë që ka filluar reduktimi me rrymën dhe e keqja e krejt asaj se ne nuk po kemi një orar të caktuar, ose nuk po kemi një informacion për orarin e reduktimit të rrymës. Me këtë rast kisha shfrytëzuar këtë kohë që t’i bëj apel, të bëj thirrje, të kërkoj që së paku të kemi një orar, të dimë se kur ndalet rryma që qytetari të jetë me i përgatitur me problemet që mund të paraqiten për shkak të reduktimit të rrymës. Ka reduktime pa orar dhe kjo na shkakton probleme në përgjithësi”, ka thënë ai.
Më tej, Ballazhi theksoi se reduktimi i energjisë elektrike po paraqet problem edhe për bizneset.
“Absolutisht që po (iu ka paraqitur vështirësi), edhe bizneseve, edhe qytetarëve të tjerë për t’i kryer punët se tani teknologjia ka arritur deri në atë shkallë se gjithçka që veprohet, që punohet, përmes teknologjisë, kështu që ka probleme”, u shpreh ai.
Qytetarët shprehen të mllefosur me reduktimet e energjisë, duke thënë se nuk kanë furnizim me ditë të tëra. Enver Kaliqi, banor i Hanit të Elezit, tha se ndërprerja e rrymës është gjithmonë shtatë orë.
“Dje nuk ka pas shtatë orë të na, tre herë ka dy orë e diçka po bëjnë shtatë orë. Herë 06 mëngjes, 12 aksham, prapë në gjashtë, shtatë orë ndalet, gjithë ndalet kështu”, ka thënë ai.
Qytetari tjetër Ramadan Kaliqi tha se reduktimet po zgjasin shumë, duke thënë se ka një ditë që nuk ka pasur furnizim me energji.
“Rrymë prej dje që u ndalë në ora 12 tanë natën, tash nuk ka, që 1 javë dite bëjnë hajgare këta me ketë popullatë. Kjo Kosovë kish pas me vagona pare edhe mall, por janë duke e keqpërdor djersen e popullatës. E populli sot vuan për bukë e këta bëjnë hajgare me rrymë, me krejt senet. Edhe nuk ka rrymë që 24 orë, pa rrymë jena”, u shpreh ai.
Këtë situatë Imer Salija e ka quajtur tmerr dhe se për të po shkakton probleme të shumta, duke shtuar se ai nuk ka energji prej dy ditësh.
“Na kemi pas rrymë rregullisht, por tash me këto reduktime po është problem. Po na thonë çdo dy orë por është problemi që dy ditë nuk kemi rrymë është problem i madh, është tmerr”, theksoi ai.
Kp i ka dërguar pyetje KEDS-it nëse ka reduktime më shumë se dy orë, duke përjashtuar ndërprerjen për shkak të punimeve, por nuk ka marrë një përgjigje. Ndryshe, KEDS do të mbajë sot një konferencë për të folur mbi gjendjen aktuale me furnizim me energji elektrike./kp

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

5 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

17 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

2 orë më parë