RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Raportimet për ligjeratat e Gjykatës Speciale në shkolla, reagon OVL UÇK-së
🇽🇰 Kosova

Raportimet për ligjeratat e Gjykatës Speciale në shkolla, reagon OVL UÇK-së

Pas raportimeve se Gjykata Speciale ka zhvilluar ligjërata me nxënës të gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ” “kjo që po shohim nuk është ligj

nga B G22 janar 202622 janar 2026

Pas raportimeve se Gjykata Speciale ka zhvilluar ligjërata me nxënës të gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,

” “kjo që po shohim nuk është ligjëratë e rastësishme, por përpjekje e qartë e Dhomave të Specializuara për “kontroll të dëmit” ndaj imazhit të tyre të rënduar, pas shkeljeve të njëpasnjëshme që i kanë bërë ndaj të drejtave themelore të të akuzuarve dhe ndaj vetë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e

Sipas OVL UÇK-së në vend që të merret me fushata propagandistike dhe menaxhim të imazhit publik, Gjykata Speciale duhet ta përmirësojë besueshmërinë e saj duke respektuar Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Shkeljet kryesore që e kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Gjykatës Speciale janë:

1. Shkelja e parimit të barazisë para ligjit, duke ndjekur penalisht vetëm një palë, luftën çlirimtare të UÇK-së, ndërkohë që krimet serbe mbeten të pandëshkuara.

2. Mohimi i vazhdueshëm i lirimit të përkohshëm, edhe në rrethana humanitare, në kundërshtim me praktikën evropiane dhe parimin e proporcionalitetit.

3. Zgjatja e pajustifikueshme e paraburgimit, pa vendime përfundimtare, duke e shndërruar paraburgimin në dënim paraprak.

4. Cenimi i dinjitetit njerëzor të të paraburgosurve, përmes kushteve kufizuese dhe trajtimit që nuk i përgjigjet standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

5. Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies publike, përfshirë refuzimin për të adresuar shqetësimet e institucioneve dhe organizatave të veteranëve.

6. Ndërhyrje indirekte në sfera të ndjeshme shoqërore, si arsimi, pa autorizim institucional dhe pa debat publik, gjë që ngre dyshime serioze për ndikim dhe propagandë”, thuhet në reagimi OVL UÇK./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë