RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Rama prezanton drejtuesen e re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni
🗺️ Rajoni

Rama prezanton drejtuesen e re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të drejtueses së re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Në ceremoninë e mbajtur pranë institucionit të SHISH

nga Kaltrina Berila4 prill 20234 prill 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të drejtueses së re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Në ceremoninë e mbajtur pranë institucionit të SHISH, morën pjesë edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja si dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Vlora Hyseni erdhi në këtë post pas largimit të Helidon Bendos, i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018.

Ajo u propozua nga kryeministri Rama, i cili theksoi se “përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar dje emërimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Vlora Hyseni ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit ishte emëruar Petrit Ajeti.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Paraprakisht, ajo ishte drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, më 30 qershor të vitit 2021 e kishin shkarkuar nga detyra Hysenin.

Presidenti Bajram Begaj dekretoi në 23 dhjetor 2022 lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo, i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018.

SHISH është institucion qendror që varet nga Kryeministri dhe drejtohet nga Drejtori. Veprimtaria e SHISH-it bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i SHISH-it emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit. Struktura dhe organika e SHISH-it propozohen nga Drejtori dhe miratohet nga Kryeministri. Parimet bazë të punës së këtij institucioni janë ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti.

Shërbimi Informativ Shtetëror ka këto detyra kryesore:

– Mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar;

– Kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, pavarësisë e rendit kushtetues;

– Mbledh informacion për terrorizmin, prodhimin e trafikun e narkotikëve, prodhimin e armëve të dëmtimit në masë dhe krimet kundër mjedisit;

– Mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare;

– Mbron sigurinë e veprimtarisë së vet, të informacionit, punonjësve dhe pasurisë me mjete të përshtatshme, duke përfshirë verifikimin e kualifikimin e kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve;

– Kryen veprimtari mbështetëse tekniko-administrative, sipas nevojave për realizimin e funksioneve të mësipërme.

Drejtuesit e SHISH-it ndër vite:

01.08.1991 deri 29.06.1992-Irakli Koçollari

29.06.1992 deri 09.04.1997-Bashkim Gazidede

09.04.1997 deri 29.05.1997-Astrit Kodra (i komanduar)

29.05.1997 deri 21.08.1997-Arben Karkini

21.08.1997 deri 07.08.2002-Fatos Klosi

07.08.2002 deri 18.11.2002-Petrit Myftari (i komanduar)

18.11.2002 deri 27.01.2005-Kujtim Hysenaj

27.01.2005 deri 09.08.2012-Bahri Shaqiri

09.08.2012 deri 30.10.2017-Visho Ajazi Lika

01.11.2017 deri 05.11.2018-Helidon Bendo (ka kryer funksionin)

05.11.2018 deri 23.12.2022-Helidon Bendo.

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
LAJMI TJETËR →
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

36 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

36 min më parë
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
Bota

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

45 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

52 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

54 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

10 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

11 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

11 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

11 orë më parë