
Radoniqi iu bën thirrje qytetarëve të votojnë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, pasi kreu obligimin e tij pëtr të votuar porositi qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Ai tha se përkundë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, pasi kreu obligimin e tij pëtr të votuar porositi qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Ai tha se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.
“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, ka thënë ai.
Radoniqi ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.

Më të fundit
Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në






