
Qeveria zotohet se për 7 vjet 30 për qind e veturave do të jenë elektrike
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka prezantuar konceptdokumentin për Fushën e Automjeteve dhe Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030. Ai në një konferencë për media pas mbledh
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka prezantuar konceptdokumentin për Fushën e Automjeteve dhe Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030.
Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se kjo strategji do të ndihmojë që Kosova të arrijë që të zbusë emisionet nga ana e transportit dhe të sigurojë sigurinë në trafik.
Aliu po ashtu ka thënë se ky koncept e ofron Kosovën me BE-në dhe ofron ambient të pastër.
“Sipas këtij koncepti, synohet që në importimin e veturave të ardhmen t’u kushtohet rëndësi transportit elektrik në mënyrë që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vendin tonë të jenë elektrike dhe hibride. Na afrojnë më afër BE-së dhe na ofrojnë ambient më të pastër e krijojnë përgjegjësi te qytetarët karshi mjedisit”, ka thënë ai./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional




