RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PSD ironizon me Kuritn, vendos tendën për të votuar ai në referendumin për bashkim me Shqipërinë

Partia Socialdemokrate sot ironizoi me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe vendosi një pikë të votimit për t’i dhënë munadësinë atij që të votojë në referendumin për bashkim kombëtar me Shqipërinë. N

nga Egzona Mehmeti28 nëntor 202128 nëntor 2021

Partia Socialdemokrate sot ironizoi me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe vendosi një pikë të votimit për t’i dhënë munadësinë atij që të votojë në referendumin për bashkim kombëtar me Shqipërinë.
Nol Nushi nga PSD tha se bashkimi me Shqipërinë ka qenë detyrë që ia ka dhënë vetës, por tash tha se do të votonte pro nëse do të organizohej një referandum demokratik.
“Kjo është njëra prej aktiviteteve më të vetkuptueshme që e kemi bërë ne si Parti Socialdemokrate. Qysh po e shihni e kemi vendos një pikë votimi ku mund të votohet për bashkim e Kosovës me Shqipërinë. Kjo është nisë nga deklaratat e fundit të kryeministrit Kurti, i cili thoshte se do të votonte për bashkim nëse do të ndodhte një referendum paqësor dhe demokratik. Unë besoj se referendum më paqësor dhe demokratik se ky sot nuk keni parë, bile po bëhet edhe festë me tupama, me muzikë. Kështu që po e presim Kurti të dalë nga zyra e tij dhe të vijë ta nënshkruajë atë që ka thënë që do ta bëjë”, tha ai.
Ai shtoi se për këtë referendum nuk është e nevojshme të angazhojë Komisioni Qendrorë të Zgjedhjeve(KQZ) dhe as mekanizma të tjerë shtetërorë pasi që vetëm do përgjigjet me po ose jo.
“Ja kemi kry edhe punën logjistike, nuk ka nevojë të angazhojë as KQZ dhe as mekanizmat e tjerë shtetëror për këtë referendum, pyetja është shumë e thjeshtë me po ose jo dhe ne të gjithë e dimë që Kurti voton me po vetëm nuk iu kanë dhënë mundësia, e atë mundësi ne sot u kujdesëm me i a ofru dhe e vendosëm këtu afër Qeverisë që mos me pas mundësi me dhezë 24 gjipat e blinduat dhe me bo panik në qytet, kështu që vjen shpejt nënshkruan dhe e fut këtë fletvotimin në kuti dhe e kryen obligimin që ia ka dhënë edhe vetës edhe qytetarëve. Për më tepër kur te përfundon ai votimin po presim ta kryejnë edhe qytetarët e tjerë”, shton Nushi.
Më pas, tenda e vendosur nga anëtarët e PSD- së qëndroi para dyerve të Qeverisë për disa minuta, e cila u largua nga po të njëjtit.

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Lexo edhe

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

7 orë më parë
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

7 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

8 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

8 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

8 orë më parë
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Kosova

Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së

8 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Kosova

Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
LDK-ja vendos për Abdixhikun!
Kosova

LDK-ja vendos për Abdixhikun!

11 orë më parë
Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë
Kosova

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Do të dialogojmë dhe do ta gjejmë rrugën më të mirë

12 orë më parë