Prishtina konfirmon largimin e shtatë futbollistëve
Klubi i futbollit nga Prishtina ka njoftuar për arritjen e marrëveshjeve për largimin e shtatë futbollistëve. Siç bëhet e ditur, sulmuesi Gauthier Mankenda, portieri Betim Halimi, mesfushori Agim Zeka
Klubi i futbollit nga Prishtina ka njoftuar për arritjen e marrëveshjeve për largimin e shtatë futbollistëve.
Siç bëhet e ditur, sulmuesi Gauthier Mankenda, portieri Betim Halimi, mesfushori Agim Zeka, mbrojtësi Aleksandar Ristevski, qendërmbrojtësi Josip Tomasevic, sulmuesi Sadam Sulley dhe mbrojtësi Samuel Mone nuk janë më pjesë e ekipit të kryeqytetit.
“Gauthier Mankenda është një ndër lojtarët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për FC Prishtinën në shtatë vitet e fundit. Sulmuesi nga Kongo në këtë verë ka vendosur që të ndërrojë mjedis duke u transferuar në Letoni te skuadra Liepaja”, thuhet në njoftim./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në






