
Policia inicion rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Osmani
Policia e Kosovës të martën ka njoftuar se ka iniciuar rast penal pas kërcënimeve që ka marrë Vjosa Osmani në adresën e Presidencës ditë më parë. “Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacion
Policia e Kosovës të martën ka njoftuar se ka iniciuar rast penal pas kërcënimeve që ka marrë Vjosa Osmani në adresën e Presidencës ditë më parë.
“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, thuhet në përgjigjen e Policisë për portalin rtv21.tv.
Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, të hënën pati bërë të ditur se Osmani ishte kërcënuar me jetë ditë më parë përmes një emaili anonim.
Ai pati kritikuar institucionet e drejtësisë për mosveprim. Ai ka thënë se janë bërë dhjetëra kërcënime, madje në shumë raste me emër e mbiemër, por s’ka pasur masa.

Më të fundit
Të gjitha →Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike



