
“Përse ta lidhësh fatin tënd, me një pafat si unë”
Poezi nga Mitrush Kuteli Sime Shoqe Kaq afër jemi, por kaqë larg Të lutem mos më prit- Na ndajnë terre rreth e qark Dhe yll për mua s’ndrit. Përse ta lidhësh fatin tënd Me një pafat si unë, Kur di se
Poezi nga Mitrush Kuteli
Sime Shoqe
Kaq afër jemi, por kaqë larg
Të lutem mos më prit-
Na ndajnë terre rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.
Përse ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?
Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.
Se unë pres, përças po pres
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.
Nëpër një natë që s’ka mbarim
Po qetësi për jetë:
Pushim…harrim…pushim…pushim…
Në prehjen e vërtetë.

LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Më të fundit
Të gjitha →
Kosova
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
2 orë më parë

Kosova
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
4 orë më parë

Kosova
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
4 orë më parë

Kulturë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
13 orë më parë




