RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Përmbytje nga shiu, mijëra banorëve u kërkohet të evakuohen

Mijëra banorëve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Sidnei, pas shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në qytetin më të madh të Australisë. Rrugët janë ndërprerë, me 18 urdhra evakuimi vet

nga Kaltrina Berila3 korrik 20223 korrik 2022

Mijëra banorëve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Sidnei, pas shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në qytetin më të madh të Australisë.
Rrugët janë ndërprerë, me 18 urdhra evakuimi vetëm në Sidnein perëndimor dhe paralajmërime për të tjera.
“Kjo është një situatë emergjente kërcënuese për jetën”, tha Stephanie Cooke, ministre e shërbimeve të urgjencës për shtetin e Uellsit të Ri Jugor.
“Tani jemi duke u përballur me rreziqe në fronte të shumta – përmbytje të shpejta, përmbytje të lumenjve dhe erozioni bregdetar”, tha Cooke në një konferencë për media.
Paralajmërimi i saj erdhi pasi Byroja e Meteorologjisë tha se shiu kishin goditur zona të caktuara, duke rrezikuar përmbytjen përgjatë lumit Nepean, transmeton rtv21.tv.
Diga kryesore e Sidneit gjithashtu kishte filluar të derdhej brenda natës një shqetësim i mëtejshëm për autoritetet.
Cooke tha se kjo ishte një “situatë në zhvillim të shpejtë” dhe paralajmëroi se njerëzit duhet “të përgatiten të evakuohen me një njoftim të shkurtër”.
Ka pasur 83 shpëtime nga përmbytjet nga shërbimet e urgjencës vetëm në 24 orët e fundit.
Ekspertët thonë se urgjenca e përmbytjeve është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe një fenomen i motit La Niña. Një La Niña zhvillohet kur erërat e forta fryjnë ujërat e ngrohta sipërfaqësore të Paqësorit larg nga Amerika e Jugut dhe drejt Indonezisë. Në vend të tyre, ujërat më të ftohtë dalin në sipërfaqe.
Në Australi, një La Niña rrit gjasat e shiut, cikloneve dhe temperaturave më të ftohta gjatë ditës./21Media

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
LAJMI TJETËR →
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

36 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

36 min më parë
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
Bota

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

45 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

52 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

54 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

10 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

11 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

11 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

11 orë më parë