RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Përfundon për sot seanca gjyqësore në Hagë, shkak problemet teknike

Seanca e sotme gjyqësore në rastin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt ka përfunduar më herët për shkak të problemeve teknike në Dhomat e Specializuara. Pas pauzës ishte paraparë të vazhdojë dëshmin

nga Miranda Beqaj7 dhjetor 20217 dhjetor 2021

Seanca e sotme gjyqësore në rastin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt ka përfunduar më herët për shkak të problemeve teknike në Dhomat e Specializuara.
Pas pauzës ishte paraparë të vazhdojë dëshminë ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se për shkak të vështirësive për video-lidhje mes sallës së gjyqit dhe njësisë së paraburgimit në Hagë, seanca do të vazhdojë nesër.
Derisa Hysni Gucati ka dëshmuar në sallën e gjyqit, Nasim Haradinaj e ka ndjekur seancën në distancë për shkak të infektimit me koronavirus. Por, në pjesën e fundit të seancës, janë shfaqur probleme teknike dhe Haradinaj nuk ka mundur ta përcjellë gjykimin.
Meqë, Dhomat e Specializuara nuk kanë arritur të rivendosin lidhjen, seanca pritet të vazhdojë nesër.
E ish-kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati e ka vazhduar dëshminë e tij për ditën e dytë me radhë, ku ndër të tjera ka thënë se zyrtarët e organizatës së veteranëve nuk kanë publikuar emra apo deklarata të dëshmitarëve të cilat mund të kenë qenë në dokumentet e sekuestruara në zyrat e OVL-UÇK-së.
Ai ka thënë se kanë synuar që të dëshmojnë se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë, çka sipas tij është treguar në dokumentet që kishin arritur në OVL-UÇK.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK dhe bërja publike e kësaj ngjarjeje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

39 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

39 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

55 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

57 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

1 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

10 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

11 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

11 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

11 orë më parë