
Pensionistët prej nesër do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë
Të gjithë pensionistët në Maqedoninë e Veriut prej nesër pritet të marrin pensione me 2500 denarë rritje. Me këtë rritje, rritja totale lineare arrin në 5.000 denarë, marrë parasysh edhe rritjen prej
Të gjithë pensionistët në Maqedoninë e Veriut prej nesër pritet të marrin pensione me 2500 denarë rritje. Me këtë rritje, rritja totale lineare arrin në 5.000 denarë, marrë parasysh edhe rritjen prej 2500 denarëve që u bë në tetor të vitit të kaluar.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar rritje të moshës për pensionim në Maqedoninë e Veriut, por, sipas tij, qeveria e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke lejuar punë deri në moshën 67 vjeçare vetëm për ata që dëshirojnë.
Sipas kreu të ekzekutivit, FMN-ja gjithashtu ka kërkuar rritjen e TVSH-së dhe vendosjen e një takse variabël, por qeveria e ka hedhur poshtë këtë, duke theksuar se do t’i përmbahej taksës së sheshtë.

Më të fundit
Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në






