Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBotime
📚 Botime

​Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore

nga B G10 tetor 2025
​Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore
Kryeqyteti i Francës i bëri më 9 tetor një nderim të denjë Ismail Kadaresë, në qytetin ku ai jetoi dhe krijoi një pjesë të veprës së tij universale, ka bërë të ditur vajza e shkrimtarit të madh shqiptar Besiana Kadare. “Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën tonë 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku lindën disa nga faqet më të ndritura të letërsisë shqipe.” Besiana Kadare thotë se ky gjest fisnik nderon jo vetëm autorin, por edhe Shqipërinë dhe kontributin e kulturës shqiptare në ndërtimin e qytetërimit shpirtëror evropian, përtej kufijve dhe politikës. “Kadare ishte një ndërgjegje evropiane e farkëtuar në tokën shqiptare. Ai e përshkroi identitetin dhe rrugëtimin e kombit shqiptar si thellësisht evropian shumë përpara se ta njihte Brukseli. Disa herë janë të tjerët që na kujtojnë më mirë se kush jemi dhe çfarë i kemi dhënë botës. Faleminderit Parisit dhe Francës për këtë përkujtim plot dritë!”, shkroi Besiana Kadare në Facebook.
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore
LAJMI TJETËR →
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Më të fundit

Të gjitha →