
Para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përmendet Bajram Qerkini që vdiq pa e gjetur djalin
Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, në fillim të fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e ka përmendur vdekjen e Bajram Qerkninit, udh
Shefja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, në fillim të fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, e ka përmendur vdekjen e Bajram Qerkninit, udhëheqësit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”.
Qerkini ishte i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ku në mesin e personave të zhdukur ishte edhe djali i tij, Reshati. Qerkini vdiq pa e gjetur djalin e tij.
“Në këtë kontekst dua të përkujtoj vdekjen e z.Bajram Qerkini, babai i një djali të zhdukur me forcë, që i ka kushtuar dekada jete avokimit për të drejtën për të ditur, përpjekjet e të cilit kanë prekur shumë komunitetet e etni dhe kanë qenë mishrimi i humanizmit të gjithëve që janë prekur. Trashëgimia e tij vazhdon të udhëtojë rrugën në këtë drejtim dhe UNMIK mbetet i përkushjtuar Qendrën e Resurseve për personat e pagjetur dhe për të gjithë familjarët që ende kërkojnë përgjigje”, ka deklaruar Ziadeh.

Më të fundit
Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në






