Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të jetë kryeqendra e xhudos rajonale këtë fundjavë.
Të shtunën, më 30 maj 2026, me fillim nga ora 10:00, do të organizohet Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Xhudo për Paqe”, një ngjarje që pritet të sjellë rivalitet dhe sportivitet të lartë në tatami.
Ky turne madhor organizohet nga Federata e Xhudos e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Klubin e Xhudos “Ippon” nga Peja, i njohur për nxjerrjen e kampionëve botërorë dhe olimpikë, si dhe mbështetet nga Ministria e Sportit dhe Rinisë. Në këtë aktivitet do të zbresin rreth 200 xhudistë dhe xhudiste nga vendet e rajonit dhe më gjerë.
Garat do të zhvillohen në katër grupmosha të ndryshme, duke përfshirë këtu gjeneratat e reja premtuese si dhe garuesit me eksperidencë:
Pionierë të rinj (U14)Pionierë të vjetër (U16)Kadetë (U18)Seniorë
“Ju mirëpresim të përcjellim së bashku turneun për të mbështetur sportistët tanë dhe për të promovuar vlerat e paqes përmes sportit,” thuhet në ftesën zyrtare të organizatorëve për të gjithë adhuruesit e këtij sporti.











