RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Opozita proteston para bashkisë së Tiranës, flakadanë dhe molotov drejt objektit
🗺️ Rajoni

Opozita proteston para bashkisë së Tiranës, flakadanë dhe molotov drejt objektit

Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me grupimin e Rithemelimit të PD dhe Partisë së Lirisë zhvilluan sot protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e

nga Kaltrina Berila14 maj 202414 maj 2024

Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me grupimin e Rithemelimit të PD dhe Partisë së Lirisë zhvilluan sot protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Edhe gjatë kësaj proteste ka pasur incidente ku është hedhur tymuese e motolov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës si dhe përplasje me efektivët e policisë.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke marrë masa në mënyrë që situata të mos përshkallëzojë.

Disa nga protestuesit mes të cilëve edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha kishin veshur bluzën “Lironi liderin e opozitës”.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, në fjalën e tij përpara protestuesve përpara Bashkisë së Tiranës deklaroi se, Tirana sot është kthyer në kryeqytet të kullave dhe betonit.

“Sot Tirana është kthyer në kryeqytet të kullave dhe të betonit. Kjo bashki duhet të ishte transparente, por mbyllet me zinxhir. Mbyllet me zinxhir, sepse është e zhytur në punë të pista “, tha ai.

“Të ndalojmë abuzimin me të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi Teliti.

Ish-kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi tha se kjo protestë po bëhet për të ardhmen, që çdokush që vjedh buxhetin e shtetit, duhet të shkojë përpara drejtësisë.

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
LAJMI TJETËR →
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

1 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

1 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

14 orë më parë