Numërohen 13.570 vota me kusht, prin Lëvizja Vetëvendosje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) SOT ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 15:00 janë numëruar 13.570 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, nga t
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) SOT ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 15:00 janë numëruar 13.570 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, nga të cilat Vetëvendosje ka marrë 6.747 vota, duke rritur kështu epërsinë e votave si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 2.373 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka 1.473 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 1.301 vota.
Ndryshe, janë 31.500 vota me kusht dhe 2.800 vota të personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke marrë rreth 48% të votave të përgjithshme.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





