RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Nuk ka fitues në super derbin mes Cityt dhe Liverpoolit

nga Kaltrina Berila25 nëntor 2023
​Nuk ka fitues në super derbin mes Cityt dhe Liverpoolit

​Ka përfunduar super derbi anglez mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët.

Pas afro 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City ka barazuar 1:1 me Liverpoolin.

Golin për vendasit e shënoi Erling Haaland (minuta e 27’), kurse te Liverpooli golashënues ishte Trent Alexander-Arnold (minuta e 80’).

Me pikët e reja, City ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e parë, krahas Liverpoolit që zë vendin e dytë me 28 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

LAJMI TJETËR →
Emanuel Demaj lëshon studion e “Click” pas debatit me Arton Muhaxherin

Më të fundit

Të gjitha →