RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë prezent komisionar që

nga E.Bullaku8 mars 20218 mars 2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë prezent komisionar që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në media.

Më pas do të rinumërohen edhe 7 vendvotime tjera që sot ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rinumëruar e që lidhen me personin që ka qenë i pranishëm në videon e bërë publike. E pranishme në QNR është edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe hetues të Prokurorisë së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se në QNR do bëhet edhe rinumërimi i vendvotimeve të tjera për të cilët ka vendosur PZAP.

“Fillimisht KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht dhe votave të cilat kanë ardhur përmes postës për kandidatët e subjektit politik AAK. Po ashtu, KQZ sot ka marrë vendimin për rinumërimin edhe të 7 vendvotimeve që gjatë procesit të rinumërimit të tyre ka marrë pjesë edhe personi, i cili ka qenë pjesë e videos apo lajmit që është transmetuar në medie. Pas përfundimit të kësaj faze të rinumërimit votave me postë, me kusht dhe këtyre 7 vendvotimeve, do të fillojë me fazën tjetër të numërimit të vendvotimeve. KQZ do të fillojë me fazën tjetër të numërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP”, tha Elezi.

Elezi tha tutje  se janë më shumë se 100 vendvotime të tjera që PZAP ka marrë vendim për rinumërim, por lista e saktë ende nuk dihet. Ai deklaroi se rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët për deputet të AAK do të përfundojë brenda disa orësh, ndërsa për vendvotimet tjera duhet të pritet lista e saktë.

“Deri tash sa munda të shoh prej vendimit të PZAP-it janë rreth 100, megjithatë duhet të shohim t’i lexojmë të gjitha vendimet dhe të shohim se sa prej tyre janë për t’u rinumëruar plotësisht, sa pjesërisht, sa vota brenda një subjekti politik, në ndërkohë do ta kemi listën të saktë, listën e vendvotimeve që i nënshtrohen procesit të rinumërimit…Rinumërimi i votave me kusht dhe votave me postë që i takojnë kandidatëve të subjektit politik AAK përfundon brenda një kohe të shkurtër brenda disa orësh, ndërkaq sa i përket vendvotimeve tjera duhet të presim listën e saktë”, tha Elezi.

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

28 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

28 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

44 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

47 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

1 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

10 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

10 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

11 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

11 orë më parë