Â
Juria e Portugalisë ia ka dhënë 12 pikë Shqipërisë.
Aktualisht, Shqipëria ka 33 pikë.
Shqipëria merr pikët e para
Shqipëria ka marrë pikët e para në finalen e “Eurovisionit”.
Ă‹shtĂ« Malta qĂ« ia ka dhĂ«nĂ« gjashtĂ« pikĂ« ShqipĂ«risĂ«. GjashtĂ« i mori edhe nga Azerbajxhani. NĂ« total i ka 12 pikĂ«.Â
“Nân” elektrizon skenën e finales së Eurovisionit
Alis Kallaçi ka dhuruar një performancë mbresëlënëse në finalen e “Eurovisionit” 2026, duke interpretuar këngën “Nân” para miliona shikuesve në mbarë Evropën.
Përfaqësuesi i Shqipërisë u ngjit i pesti në skenën e arenës “Wiener Stadthalle” në Austri, ku solli një performancë emocionale dhe vokalisht të fuqishme, e cila u prit me duartrokitje të shumta nga publiku.
Vëmendja e Evropës sonte do të jetë e përqendruar në “Eurovision”, që mbahet në arenën “Wiener Stadthalle” në Austri nga ora 21:00. Gjithçka që ndodh para, gjatë dhe pas shpalljes së fituesit mund t’i ndiqni këtu.
Mes 25 shteteve finaliste, Shqipëria do të performojë e pesta me këngëtarin Alis Kallaçi dhe këngën “Nân”, e cila në ditët e fundit është renditur ndër këngët më të klikuara të festivalit.











