RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
Mullisët paralajmërojnë rritje të çmimit të miellit pas shtrenjtimit të rrymës
📈 Ekonomi

Mullisët paralajmërojnë rritje të çmimit të miellit pas shtrenjtimit të rrymës

Pas rritjes së çmimit të rrymës për 16.1 për qind nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pritet të ketë edhe rritje të çmimit të miellit dhe produkteve të tjera. Kryetari i Shoqatës së Mullistëv

nga Gentrita Xhemajli20 prill 202520 prill 2025

Pas rritjes së çmimit të rrymës për 16.1 për qind nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pritet të ketë edhe rritje të çmimit të miellit dhe produkteve të tjera.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, ka theksuar se çmimi i energjisë elektrike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në koston e prodhimit të mallrave, duke ndikuar sipas tij në çmimet e produkteve të ndryshme. Derisa edhe qytetarë dhe njohës të ekonomisë vlerësojnë se ky vendim është i padrejtë krahasuar me standardin e jetesës, raporton KosovaPress.

Zejnullahu ka sqaruar se, megjithëse energjia elektrike është një faktor i rëndësishëm, nuk është pjesë e madhe e kostos së prodhimit të miellit. Për këtë arsye, ai ka theksuar se shtrenjtimi i miellit nuk pritet të jetë i madh, ndonëse mund të ketë një rritje të lehtë të çmimit, deri në 5 euro për ton.

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 16.1 për qind që ka vendosur ZRRE-ja do të ketë ndikim dhe shtrenjtim në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, pasi energjia elektrike është një faktor që ndikon në koston e prodhimit, përpunimit, e kështu më radhë. Mirëpo sa i përket miellit nuk ndikon drejtpërdrejt në një ngritje të madhe, pasi që energjia elektrike në koston e prodhimit nuk është pjesë e madhe e përbërjes së çmimit… Nuk duhet të shfrytëzohet kjo situatë si pretekst për t’i ngritur çmimet pa ndonjë arsyeje, nuk e shoh një arsyeje për ngritje të çmimit kaq të mëdha, sigurisht se do të ketë një ngritje të çmimit të lehtë. Nëse flasim për miellin drejtpërdrejt, nëse çmimi sot është 320 apo 350, çmimi që mund të ngritët maksimumi, mundet me qenë rreth 5 euro për ton”, thotë Zejnullahu.

Në anën tjetër të shqetësuar shprehen qytetarët. Qytetari, Fadil Rugova konsideron se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, është i padrejtë, pasi do të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të produkteve tjera. Përveç mosndërhyrjes së shtetit për parandalimin e rritjes së çmimit, ai thotë se të njëjtit po veprojnë kundër popullit.

“Shumë vendim i papërshtatshëm, kundër popullit po punojnë, veç për interesa personale.. Gjithsesi (duhet ndërhyrja e shtetit)…Ushqehemi veç me bukë të furrës”, thotë Rugova.

Edhe qytetari, Hajrullah Avdullahu thotë se në rast se rritet edhe çmimi i bukës, kjo sipas tij do të jetë e papërballueshme.

“Është i papërballueshëm, rrogat 200 euro, një pension…Buka 80 centë qysh e kanë paralajmëruar është i papërballueshëm…Por s’kemi shtet ne, kur nuk mund të bëjnë Kuvendin”, thotë Avdullahi.

Ndërkaq, edhe qytetarja, Esma Rugova thotë se vendimi për shtrenjtim të rrymës dhe paralajmërimi për shtrenjtim të bukës është i padrejtë.

“Nuk është vendim i duhur, por nuk e di qysh po e llogarisin, nuk po i kuptoj…gjithsesi është shtrenjtë…u dashtë përpara të bisedojë shteti e të rregullohen këto punë…s’po lirohen”, thotë Rugova.

Në anën tjetër, njohësi për çështje të ekonomisë, Adem Qorrolli ka thënë se rritja e çmimeve për energjinë, bukën dhe produkte të tjera esenciale është një goditje e rëndë për qytetarët, të cilët tashmë po përballen me një nivel të ulët të të ardhurave.

“Tashmë ekonomia e Kosovës është një hap më afër nga kolapsi dhe kuptohet tashmë jemi afër rritjeve të çmimit pa asnjë balancë dhe pa asnjë kosto, dhe sigurisht kur nuk rriten të hyrat për qytetarë dhe rriten gjithmonë kostot, sigurisht se varfëria dhe rrezikshmëria për një ekonomi jostabile tashmë e kemi afër, sepse qeveria dhe institucionet tashmë kanë vendin dhe mendjen vetëm tek pozitat dhe të ardhurat e tyre, dhe pak i intereson qytetari apo votuesi. Kështu qytetari të përgatitet për pagesën e rrymës, pagesën e bukës dhe pagesën e shportës së konsumit, ku kuptohet gati të gjitha do të lëvizin nga 10 centë deri në 1 euro, dhe ato tek esencialet”, thotë Qorrolli.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë të premten e 11 prillit bëri të ditur se rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%. Qytetarët e Kosovës nga muaji maj do të paguajnë 16 për qind më shtrenjtë për energjinë elektrike. Kështu kishte thënë kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta.

Pas shtrenjtimit të energjisë, çmimi i një buke pritet të shkojë deri në 80 centë

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

13 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

2 orë më parë