MSh: Vaksinat kundër Covid-19 kanë afat të mjaftueshëm përdorimi
Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë të ditur se të gjitha vaksinat kundër Covid-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi. ”MSH i siguron qytetarët e Republikës së K
Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë të ditur se të gjitha vaksinat kundër Covid-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi.
”MSH i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjtha vaksinat kundër COVID-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt”, ka informuar ministria në komunikatë.
Ministria e Shëndetësisë i ka hedhur poshtë të gjitha dezinformatat nga persona të ndryshëm se vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë nuk kanë afat të gjatë të përdorimit.
”Dezinformatat lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë, të bëra nga individë të ndryshëm, përveç që shkaktojnë pasiguri tek qytetarët në këtë kohë kur vaksinimi kundër COVID-19 ka fituar një dinamikë intensive, flasin edhe për mungesën e respektit ndaj donatorit – shtetit të Norvegjisë”, është bërë e ditur tutje në komunikatë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






