Ministria e Shëndetësisë – grave shtatzëna: Vaksinat kundër covid-19 janë të sigurta
Ministria e Shëndetësisë iu ka rekomanduar grave shtatzëna që të vaksinohen kundër Covid-19, duke thënë se këto vaksina janë të sigurta. “Vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dh
Ministria e Shëndetësisë iu ka rekomanduar grave shtatzëna që të vaksinohen kundër Covid-19, duke thënë se këto vaksina janë të sigurta.
“Vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme. Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës.”, thuhet në njoftim.
Tutje MSH, vlerëson se vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.
“Nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm!”, përfundon njoftimi./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






