
MPJD-ja thotë se disa kosovarë janë arrestuar në Serbi, kërkon shmangien e kalimit nëpër këtë vend
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka ftuar qytetarët e vendit që të shmangin kalimin nëpër Serbi. Kjo kërkesë e MPJD-së vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit, teksa ka bërë t
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka ftuar qytetarët e vendit që të shmangin kalimin nëpër Serbi.
Kjo kërkesë e MPJD-së vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit, teksa ka bërë të kenë pranuar raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe.
“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Më tej, Ministria tha se “duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, qytetarët ftohen të përdorin rrugë alternative për udhëtim”.
Më të fundit
Të gjitha →
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot




