RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti sot në Maqedoni të Veriut

nga Xh.D10 nëntor 2021

Moti në Maqedoni të Veriut do të jetë me vranësira dhe i freskët, do të ketë paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa. Do të fryjë erë nga drejtimi juglindor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Në pjesët juglindore, pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 14 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 3, ndërsa e ditës do të arrijë deri 12 gradë Celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, më e shprehur përgjatë ditës së nesërme. Temperaturat do të jenë më të ulëta, gjegjësisht temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero./tv21

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →