RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaLajme
📰 Lajme

Kurti vlerëson lartë kontributin e Shinzo Abe për Kosovën

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, i cili u vra ditë më

nga E.Bullaku14 korrik 202214 korrik 2022

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, i cili u vra ditë më parë.
Kurti është pritur nga ambasadori i Japonisë, Akira Mizutani, të cilit ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Abe.
Kryeministri e ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të Abe në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, si një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë.
Shënimi i plotë i Kurtit në librin e zisë:
Në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Puna e zotit Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte një burrë shteti që punoi pa u lodhur për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur.
Kryeministri Shinzo Abe dha kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës. Ai ishte një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë. Vendimi për hapjen dhe hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është bërë gjatë mandatit të z. Abe si kryeministër. Nisma e tij për Ballkanin (“Iniciativa për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor”) e përfshiu Kosovën në mesin e shtatë vendeve dhe vazhdon të jetë aktive me mbështetjen dhe ndihmën e Qeverisë së Japonisë. Gjatë kohës së kryeministrit Abe, Japonia ishte ndër pesë kontribuesit kryesorë në Kosovë në arsim, mjedis, emergjenca dhe fatkeqësi natyrore, televizion publik, trajnim të zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë dhe investime të tjera.
Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të./21Media


​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

14 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

35 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

49 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë