Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të takohen në Turqi
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen në Turqi, ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Rusisë. Ky do të përfaqësojë takimin e parë midis të dyve
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen në Turqi, ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Rusisë.
Ky do të përfaqësojë takimin e parë midis të dyve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Lavrov do të fluturojë në një forum diplomatik ndërkombëtar në Antalia dhe “kontakti” i tij me Kuleba-n është planifikuar të ndodhë atje, citoi gazeta shtetërore ruse RIA Novosti.
Takimi u propozua nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Deri më tani është raportuar se takimi do të zhvillohet më 10 mars, ndërsa forumi diplomatik është planifikuar të mbahet më 11 mars, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës deri më tani janë dëshmuar sfiduese, pa asnjë marrëveshje konkrete./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






