Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19
Krahas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive në Kosovë. Aktualisht në vend janë 12 mijë e 396 raste aktive me koronavirus. Vetëm në Prishtinë ja
Krahas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive në Kosovë.
Aktualisht në vend janë 12 mijë e 396 raste aktive me koronavirus.
Vetëm në Prishtinë janë 5 mijë e 10 raste aktive, ndërsa në Mitrovicë janë 1 mijë e 105 raste aktive me këtë virus. E treta për nga numri i rasteve aktive është Peja me 790 raste.
Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një vdekje dhe 2 mijë e 943 raste të reja pozitive me COVID-19.
Shkak i rritjes së numrit të rasteve pozitive, Qeveria e Kosovës të premten miratoi vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 sipas vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike. Masat e miratuara hyjnë në fuqi sot dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

Më të fundit
Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në






