RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Mavraj: Çuna, luani futboll! Lufta ka mbaruar, Kosova është e jona përgjithmonë

nga Gentrita Xhemajli7 qershor 2025
Mavraj: Çuna, luani futboll! Lufta ka mbaruar, Kosova është e jona përgjithmonë

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, u ka dërguar mesazh futbollistëve para ndeshjes me Serbinë.

Mavraj në Instagram ka shënuar se: “Lufta ka mbaru, Kosova është e jona përgjithmonë”. Ai iu drejtua lojtarëve të Shqipërisë me një kërkesë që “tani luani futboll”.

38-vjeçari, Mavraj, me Kombëtaren e Shqipërisë ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka realizuar tri gola.

Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet sonte, nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. I takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

LAJMI TJETËR →
Emanuel Demaj lëshon studion e “Click” pas debatit me Arton Muhaxherin

Më të fundit

Të gjitha →