RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
Masat e BE-së, vazhdojnë të tkurrin ekonominë e Kosovës
💼 Biznes

Masat e BE-së, vazhdojnë të tkurrin ekonominë e Kosovës

Komuna e Prishtinës i tha RTV21 se masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës janë shkaktar i mos realizimit për të paktën 4 projekte kapitale të cilat do të zhvillonin ekonominë e vendit dhe do të le

nga Kaltrina Berila28 shkurt 202528 shkurt 2025

Komuna e Prishtinës i tha RTV21 se masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës janë shkaktar i mos realizimit për të paktën 4 projekte kapitale të cilat do të zhvillonin ekonominë e vendit dhe do të lehtësonin jetën e qytetarëve. Në anën tjetër, njohës të ekonomisë dhe përfaqësues biznesesh flasin për qindra miliona euro humbje nga masat e BE-së duke shtuar se këto masa mbajnë larg edhe investitorët e huaj.

Objekti i cili ndryshe njihet si ish-shtëpia e mallrave Gërmia, Komuna e Prishtinës kishte paraparë që ta shndërronte në sallë koncertale. Për këtë çështje kishte pasur edhe një kompani fituese për projektin ideor. Megjithatë, një gjë e tillë nuk u realizua si shkas u tha të jenë masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Por, përveç sallës koncertale, shkak i masave ndëshkuese të BE-së, komuna e Prishtinës mbeti edhe pa projekte të tjera kapitale.

“Projekte të tjera që nuk u realizuan si shkak i masave ndëshkuese të BE-së janë edhe unaza e jashtme e Prishtinës, Teatri i operës dhe baletit si dhe fshati Olimpik. Këto projekte priteshin të përfundonin me fonde të programeve të BE-së IPA2, me vlerë prej mbi 90 milionë euro”, tha Donat Lushaku nga Komuna e Prishtinës.

Me bllokim të projekteve nga fondet e BE-së, u ballafaquan edhe komuna të tjera. Ndërsa kryetari i dhomës së tregtisë Skënder Krasniqi, thotë se me masat e BE-së, pashmangshëm u ndëshkuan edhe bizneset në Kosovë
Incizim- Skëndër Krasniqi, kryetar i dhomës së tregtisë

“Po bizneset tona do t’i përfundonin këto projekte kaptiale pra është zingjirë: Dhe ne po flasin për qindra miliona euro humbje sepse tash jemi në vitin 2025 dhe mjetet janë ndalur vitin 2023, 2024 dhe tash 2025″, tha Krasniqi për rtv21.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi këto masa i ka cilësuar si të padrejta, ndërsa 2 vjet pas nuk ka më asnjë arsye që këto masa të jenë në fuqi. Ndërkaq, njohësi i çështjeve të ekonomisë Lekë Musa, thotë se përveç dëme financiare dhe tkurrjes ekonomike, masat reflektojnë negativisht edhe tek investitorët e huaj.

“Një pjesë shkon pra në investime kapitale pjesa tjetër në reforma socio ekonomike pra kemi dëme të dy anshme dhe gjithashtu këto shkaktojnë efekt negativ të gjithmbarshëm edhe në sy të investitorëve potencial”, tha Musa.

Ndonëse nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Ndërsa për heqjen e masave nevojitet konsensus i plotë i 27 shteteve anëtare të BE-së, mëgjithatë vlerësohet se një numër shtetesh të BE-së përfshirë Francën dhe Italinë janë kundër heqjes së plotë të masave dhe se ato duan që heqja e tyre të bëhet me kushte dhe në mënyrë graduale./RTV21/21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë