RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Masat e BE-së, efektive në ndaljen e zhvillimit ekonomik të Kosovës
🇽🇰 Kosova

Masat e BE-së, efektive në ndaljen e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se masat e BE-së ndaj Kosovës mund të bëhen pengesë për investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik. Edhe Oda Ekonomike e Kosovë thotë se nëse këto masa vazhdojnë, ato do

nga Venera Grabanica11 gusht 202311 gusht 2023

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se masat e BE-së ndaj Kosovës mund të bëhen pengesë për investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik.

Edhe Oda Ekonomike e Kosovë thotë se nëse këto masa vazhdojnë, ato do të kenë një impakt negativ për vendin dhe një imazh jo të mirë në tërheqjen e investimeve të huaja.

Ndërkohë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se këto masa duhet të jenë shqetësuese për Qeverinë, pasi që do të kenë ndikim negativ në zhvillimin e bizneseve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se masat e BE-së ndaj Kosovës janë pengesë për investime dhe zhvillim ekonomik nëse mbesin gjatë në fuqi.

“Ndërsa këto masa nuk pritet të ndikojnë në perspektivën nëse kthehen në afat të shkurtër, ato mund të bëhen pengesë për investimet e huaja direkte dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, nëse qëndrojnë për një kohë më të gjatë”, thuhet në përgjigjen e tyre për RTV21.

Në Odën Ekonomike të Kosovës thonë se nëse këto masa do të vazhdojnë më gjatë, ato do të kenë ndikim negativ dhe krijojnë imazh jo të mirë në tërheqjen e investitorëve të huaj. Kryetari i Odës Lulzim Rafina thotë se masat do të ndikojnë edhe në thithjen e fonacioneve të tjera.

“Masat të cilat prekin fonde të ndryshme të BE-së, siç është fondi për digjitalizim që ka qenë prej 7 miliardë ku vetëm Kosova nuk mori pjesë në këtë fond. Më pas nëse këto masa vazhdojnë ende, ato vetëm do të shkojnë duke u vështirësu, për arsye se do të vijnë fonde të tjera, ku gjitha vendet e Ballkanit do te përfitojnë, kurse Kosova nuk do të përfitojë. Nëse i shohim raportet zyrtare te BQK-së, por edhe të entit të statistikave, ne shohim që 65-70% janë investime të diasporës sonë në patundshmëri, domethënë nëse e shohim me shuma, janë të investime në sektorin e prodhimit vetëm 14 milionë, ndërsa në sektorin e shërbimeve 14 tjera”, tha Rafina.

Përveçse këto masa do të ndikojnë direkt te bizneset, Skënder Krasniqi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shqetësuese e vlerëson edhe deklaratën e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, për uljen e borxhit publik.

“Një shqetësim i madh që e kemi parë, është edhe deklarata e ministrit Murati për uljen borxhit publik, e cila bie ndesh me nevojën që kanë qytetarët dhe bizneset për të fut më shumë para, në treg të kemi borxhe më të mëdha. Sikur të ishte kjo deklarata që tha ministri, atëherë Gjermania nuk do të kishte një rritje të borxhit publik që ka shkuar afër 100%, Greqia në 200%, Italia me 150%  të borxhit publik, të cilët ato para i kanë marrë dhe i kanë fut ne treg për të qarkulluar”.

Profesori i ekonomisë, Bedri Statovci, vlerëson se masat e vendosura nga BE-ja do të shkaktojnë shtangim, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë.

“Nëse konsiderojmë se segmenti i ndërtimtarisë është nga segmentet më të zhvilluara në Kosovë dhe këto masa mbeten ne fuqi, atëherë unë shoh edhe këtu një ngecje në.këtë sektor, i cili edhe ashtu ndihmon zhvillimin ekonomik të Kosovës. Po ashtu shoh edhe një tërheqje të investitorëve, si dhe një mosinteresim te bashkatdhetarëve te investojnë ne Kosovë sepse BE është një fuqi e madhe ekonomike”, deklaroi ai.

Sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar, paqëndrueshmëria dhe tensionet e ngritura në veriun e Kosovës mbeten rreziqe për perspektivën, që nëse materializohen mund të shtojnë sfidat e politikave. /21Media

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
LAJMI TJETËR →
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

48 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

51 min më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

51 min më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

59 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

1 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

3 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

4 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

4 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

5 orë më parë